Ilir Meta nuk i voton ministrat e rinj, PS, LSI dhe PDIU bëjnë 79 vota

Shqipëria

Ilir Meta nuk i voton ministrat e rinj, PS, LSI dhe PDIU bëjnë 79 vota

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:05
Ilir Meta e Edi Rama

Fatmir Xhafaj u votua me 76 vota pro si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Eduart Shalsi me 76 vota si Ministër i Çështjeve Vendore, Olta Xhaçka me 79 vota pro si Ministre e Mirëqenies dhe Ogerta Manastirli me 79 vota si Ministre Shëndetësie.

Por në seancë ra në sy mungesa e Ilir Metës, që zyrtarisht nuk kishte njoftuar asnjë angazhim tjetër sot. Mungesa e Ilir Metës në seancë nuk është një rastësi. Pakënaqësia e LSI për emrin e Fatmir Xhafës, si Ministër i Brendshëm është e njohur tashmë.

Në seancë ishin disa prej deputetëve të LSI, që votuan pro ministrave të rinj, pavarësisht mungesës simbolike të kryetarit.

Në seancë ishte edhe Mhill Fufi, deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike që tashmë voton rregullisht në parlament nismat e shumicës.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, dy deputetët e LIBRA nuk ishin në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat