KQZ vendos rivlerësimin e formularëve për 13 deputetë e 8 kryetarë bashkie

Shqipëria

KQZ vendos rivlerësimin e formularëve për 13 deputetë e 8 kryetarë bashkie

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të enjten që të shqyrtojë të 21 funksionarët (13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkie) që nuk kanë deklaruar të gjitha të dhënat në formularët e dekriminalizimit.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, pati debate të shumta lidhur me këtë vendim. Fillimisht përfaqësuesit e PD-së në KQZ, kërkuan shqyrtimin e vetëm dy kryetarëve të bashkive, për të cilët prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandatit, ndërsa anëtarët e mazhorancës kërkuan listën e plotë.

Drejtoresha juridike e KQZ-së, Dëshira Pasko deklaroi se u vendosëm në lëvizje, pasi dolën fakte të reja. KQZ në fund të diskutimeve mori vendimin, që të  shqyrtojë të 21 funksionarët, që nuk kanë deklaruar të gjitha të dhënat në formularët e dekriminalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat