Idrizi: Athina dhe Beogradi financojnë krizat politike në Shqipëri

Shqipëria

Idrizi: Athina dhe Beogradi financojnë krizat politike në Shqipëri

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:07
Idrizi

Krizat politke që kanë ndodhur herë pas here në Shqipëri, për kreun e PDIU-së, Shpëtimi Idrizi, e kanë origjinën nga qarqet antikombëtare të Athinës dhe Beogradit.

Duke folur gjatë një aktivitetit që u zhvillu në përkujtim të të rënëve të masakrës së Selanit, patriotëve shqiptar të Çamërisë, të masakruar nga shovinizmi grek, Idrizi tha se PDIU ka propozuar një pakt kombëtar, ku palët të bëhen bashkë për Reformën në Drejtësi, dhe integrimin evropian.

“Mënyra e vetme për të hedhur në erë çështjen kombëtare është mungesa e prosperitetit politik të Shqipërisë, është destabiliteti politik i saj. Ky është terreni më i përshtatësh që shqiptaria të dështojë. Shqiptarët fatkeqësisht vazhdojnë të jenë të ndarë, të përçarë si mos më keq ashtu siç do të dëshironin ta shihnin pikërisht armiqtë e Shqipërisë. Qarqet e Athinës apo Serbisë do ta donin pikërisht Shqipërinë në sherrnajë, në përplasje politike, do da dëshironin këtë gjë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Krizat e gjata politike të brendshme kanë vetëm një sponsor, qarqet antikombëtare të Athinës dhe Beogradit. E ku ka më mirë sesa për grabitësit e tokave, pasurive tona, të na shohin në një sherr permanent që nuk mbaron kurrë pavarësisht se kush është në pushtet, i djathti apo i majti. Situata e sotme politike na rrëfen për të mijtën herë se krizat në Shqipëri janë ciklike, çdo 2 apo 4 vjet përsëriten të njëjtat kriza vetëm se ndërrojnë anë. Për këtë arsye PDIU ka propozuar një pakt kombëtar.Të bëhemi bashkë për reformën në drejtësi, integrimin europian dhe të bëjmë një reformë zgjedhore ku shqiptarët e meritojnë të votojnë në mënyrë të drejtë dhe transparente”., tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së, ka folur edhe për çështjen çame, ku ka theksuar se një rol të rëndësishme në ndërkombëtarizmin e saj kanë edhe ata që janë kundër.

“Sot janë qesharakë shërbëtorët e Athinës që ngulmojnë me të njëjtën strategji të na shuajnë apo dekurajojnë për çështjen kombëtare, për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ata nuk ia dolën as me masakrën e përroit të Selanit, nuk ia dolën as komunistët e Enver Hoxhës, e aq më shumë këto morralë të vegjël që ne sot na vinë vërdallë.

Idiotët e dobishëm të Athinës kudo të marrin frymë në politikë apo media tashmë ne na bëjnë vetëm një nder, na e zmadhojnë dhe më shumë çështjen çame. Do inkurajoja idiotët e dobishëm të Athinës që të vazhdojnë të hedhin helmin e tyre. I përkrah ata që të vazhdojnë lojën e tyre të bindur ndaj Greqisë.”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat