Zbulohet shkaktari Nr.1 i vdekjeve në Shqipëri, vret më shumë se sa SIDA

Shqipëria

Zbulohet shkaktari Nr.1 i vdekjeve në Shqipëri, vret më shumë se sa SIDA

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:14
ilustrim

Në Shqipëri vdesin çdo ditë 13.5 vetë nga ndotja e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i vdekjeve që i atribuohen ajrit të ndotur në Shqipëri është mesatarisht 5 mijë në vit.

Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 5 në botë me numrin më të lartë të vdekjeve për frymë që shkaktohen nga ndotja e ajrit. Shifrat janë raportuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit në planet është Gjeorgjia.

Lista pasohet nga Koreja e Veriut. Në vendin e tre dhe të katërt renditen Bosnja dhe Bullgaria, të cilat kanë një tregues vdekjesh nga ndotja e ajrit respektivisht 223.6 dhe 174.8 persona për 100 mijë banorë.

Pas tyre renditet Shqipëria. Sipas Agjencisë Botërore të Energjisë, ndotja e ajrit në Shqipëri vret 171.4 persona në çdo 100 mijë vetë. Arsyeja kryesore është industria energjetike, veçanërisht ajo e naftës, e cila mendohet se shkakton 44 për qind të emetimit të gazrave serë.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se me këto shifra ndotja e ajrit vret më shumë se sa SIDA, tuberkulozi, aksidentet rrugore dhe tumoret të marra së bashku.

Në rastin e Shqipërisë, ndotja e madhe e ajrit është e lidhur kryesisht me mungesën e kontrollit shtetëror mbi kompanitë ndotëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat