Protesta e opozitës, Basha merr mbështetje edhe nga Brukseli

Shqipëria

Protesta e opozitës, Basha merr mbështetje edhe nga Brukseli

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:20
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë një letër në mbështetje te kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme nga eurodeputeti Louis Michel i cili është një ndër politikanët me më influencë në BE, si ish-ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër i Belgjikës. Louis Michel është babai i kryeministrit aktual belg, Charles Michel.

Në letrën e tij, eurodeputeti shprehet se prodhimi, trafikimi i drogës si dhe rritja e rolit të krimit të organizuar në jetën politike është shqetësim i madh nisur nga ky vit zgjedhor në Shqipëri. Më poshtë letra e plotë e eurodeputetit.

Të nderuar zotërinj

Në dhjetor të vitit 2012 Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidati nga BE.

Fatkeqësisht, deri tani nuk ka pasur një datë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Vonesa dhe ngadalësimi i implementimit të reformave strukturore si ajo administrative dhe në gjyqësor kanë qenë faktorët kyçë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Por disa fenomene shumë shqetësuese si prodhimi dhe trafikimi i drogës janë padyshim me një rëndësi të madhe në këtë proces.

Këto fenomene negative janë duke shkaktuar problem serioze në funksionimin e shtetit ligjor e në veçanti rritja e rolit të organizatave kriminale në jetën politike të vendit, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në sigurinë e rajonit përmes rritjes së korrupsionit dhe terrorizmit.

Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese pasi ky vit është zgjedhor në Shqipëri.

Ne besojmë se vendi juaj do të marrë seriozisht në konsideratë rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe kriteret e Kopenhagenit në mënyrë që këto zgjedhje të jenë vërtet demokratike dhe të pranuar nga partitë politike, nga komuniteti ndërkombëtar në mënyrë që të mos kemi eksperiencën me thyerjen e standardeve zgjedhore që u raportuan në zgjedhjet e kaluara.

Me anë të kësaj mundësie japim mbështetje të plotë për qytetarët shqiptarë në aspiratën dhe në të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Populli shqiptar duhet të dijë se do të ketë gjithnjë mbështetjen e Bashkimit Europian në luftën dhe angazhimin e tyre kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe zgjedhje e lira dhe të ndershme.

Juaji Sinqerisht

Louis Michel

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat