Kryeministri Rama mbështet nismën e Albana Osmanit

Shqipëria

Kryeministri Rama mbështet nismën e Albana Osmanit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:27
Edi Rama dhe Albana Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur nismën e Albana Osmanit, në mbledhjen e të ardhurave për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

“Sot me Albana Osmanin për të mbështetur nismën e saj të bukur në mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut dhe që po kurohen me përkushtim të posaçëm në pediatrinë e QSUT. Vish një lule dielli që këta fëmijë të kenë një mundësi më shumë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat