“Do të të vras”, Berisha flet për kërcënimin me jetë nga Zani Caushi

Shqipëria

“Do të të vras”, Berisha flet për kërcënimin me jetë nga Zani Caushi

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:56
Zani Caushi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Komiteti”. Ndër të tjera Berisha është pyetur nëse është trembur ku r  kërcënoi me jetë Zani Caushi, pasi lideri demokrat u largua nga pushteti në vitin 1997.

“Jo nuk kam pasur frikë. Kur njeriu merr një vendim i qëndron vendimit”, - ka thënë prerë Berisha.

Ai ka folur gjithashtu edhe për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa ka mohuar kategorikisht të kishte dorë në ngjarjet e vitit1998, kohë kur u vra Hajdari.

“Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së”, - është shprehur Berisha.

Sa i takon marrëdhënies së tij me Hajdarin, Berisha është shprehur se ishin shumë të afërt.

“Që nga dita e parë, takimi i parë tek studentët. Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si çdo njeri tjetër rënie ngjitje, por ishte njeriu që çdo ditë do hynte në zyrën time dhe më thoshte “çfarë do tu bëjmë sot”. Ishte tribun”, - kanë qenë fjalët e ish-Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat