Për ju që planifikoni të udhëtoni, ja moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Për ju që planifikoni të udhëtoni, ja moti sot në Shqipëri

Më: 24 mars 2017 Në ora: 07:44
Ilustrim

Edhe sot, Shqipëria do të mbetet nën dominimin e masave ajrore duke bere që moti i kthjellët të jetë prezent në të gjithë territorin shqiptar.

Me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare. Po ashtu, pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore-verilindore vranësirat do të jenë më të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një tjetër rritje duke e bërë ditën e sotme ditën më të ngrohtë të javës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke bërë që ne det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat