"Bomba" e Manjanit: Mbahen në burg njerëz pa prova dhe kanabisi "rilind" në treg

Shqipëria

"Bomba" e Manjanit: Mbahen në burg njerëz pa prova dhe kanabisi "rilind" në treg

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:06
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka dhënë një tjetër “shuplakë” situatës së rendit në Shqipëri dhe Kryeministrit Edi Rama.

Këtë radhë në fokur të reagimit të tij ka qenë kultivimi i kanabisit në Shqipëri. Nisur edhe nga deklarata e fortë e bërë dje në Kuvend nga ana e Nënkryetarit të LSI Luan Rama se një pjesë e mirë e kanabisit të sekuestruar është zhdukur pa lejen e prokurorit, ka ardhur edhe reagimi i Manjanit.

Sipas asaj që shkruan ai në Tëitter, Manjani thotë se denoncimi i bërë nga Rama dje në Kuvend është ulëritës. Manjani thekson se kjo trehon edhe një herë tjetër se në burg po mbahen persona pa prova, e nga ana tjetër droga po “rilind” në treg.

“Ulëritës është denoncimi i L.Ramës për zhdukjen e drogës pa urdhër të prokurorit! Mbahen në burg njerëz pa prova dhe droga "rilind" në treg!” shkruan Manjani 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat