4 ministrat e rinj marrin “bekimin” e Nishanit

Shqipëria

4 ministrat e rinj marrin “bekimin” e Nishanit

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:06
Ministrat e rinj të Qeverisë Rama

Një ditë pasi u votuan në parlament katër ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Mësohet se në këtë ceremoni mungoi kryeministri Rama, ndërsa ministrat e rinj u shoqëruan nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Gjatë ditës së djeshme parlamenti miratoi me votat e mazhorancës dekretin e Fatmir Xhafaj si Ministër i Punëve të Brendshme, Ogerta Manastirliu-Ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka-Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Eduard Shalsi-Ministër i Pushtetit Vendor.

Ministrat e rinj zëvendësuan Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat