Sigurimi i detyrueshëm motorik, AMF: Primet u rritën me 22 %

Shqipëria

Sigurimi i detyrueshëm motorik, AMF: Primet u rritën me 22 %

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti arritën rreth 1,425 milionë lekë, ose 21.95% më shumë se në periudhën janar-shkurt 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shkurt 2017, pati një rritje prej 26.28% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 23.20% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2016.

Produkti “sigurim kufitar” në periudhën janar-shkurt 2017 pati një ulje prej 4.55% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 2.88% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2016.

Produkti “karton jeshil”, në periudhën janar-shkurt 2017, pati një rritje me 6.82 % të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-shkurt 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 0.55%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat