Kreu i PD-së Lulzim Basha është rikthyer në Tiranë, pas vizitës disa ditore që ka zhvilluar në SHBA, ku ka pasur takime të shumta.
Basha do ti bashkohet protestës në ‘çadrën e lirisë’ në orën 18:00 kur do të zhvillohet bashkëbisedimi i radhës.
“Në orën 18:00 diskutim për raportet e fundit të DASH dhe Europol, me juristë, e studentë. I pranishëm dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha në Sheshin e Lirisë”, thuhet në një njoftim të selisë blu.