Rama: Korrupsioni s'është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe ato partiake. LSI është model i transparencës

Shqipëria

Rama: Korrupsioni s'është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe ato partiake. LSI është model i transparencës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:06
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë.

Nënkryetari i LSI-së tha se transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre dhe se transparenca rrit integritetin, ndërsa integriteti ushqen transparencën. Gjithashtu, Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në vendin tonë.

“Transparenca e financimit të partive është një dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin, integriteti ushqen transparencë. Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në Shqipëri”, - tha z. Luan Rama, duke shtuar se korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.

“Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht për të rritur besimin tek partitë”,  deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat