PS humb një deputet në Lezhë, por e merr në Elbasan. Duzha lë Metën për Ramën?

Shqipëria

PS humb një deputet në Lezhë, por e merr në Elbasan. Duzha lë Metën për Ramën?

Më: 25 mars 2017 Në ora: 20:49
Partia Socialiste - tubim

Deputeti Luan Duzha i bashkohet Partisë Socialiste. Duzha u shfaq hapur sot në kah të Taulant Ballës, Qazim Sejdinit, Evis Kushit dhe drejtuesve të kësaj force politike të cilët morën pjesë në një aktivitet që u zhvillua në Funar. Luan Duzha fitoi si deputet i Partisë Republikane dhe iu bashkua LSI.
Por duket kjo forcë politike ka konkurencë të fortë këtë radhë në Elbasan pasi të deleguar në qarkun e Elbasanit janë dy nga eksponentët më të lartë, Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto. Pastaj emër i fortë si kandidat mbetet drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Dashamir Xhika, raporton Infoelbasani. al

Por oferta nuk ka munguar. Rastin e ka shfrytëzuar menjëherë Partia Socisliste pasi në këtë rast nuk e del e humbur pasi Luan Duzha gëzon respekt të madh në Cërrik e Elbasan e madje merr vota nga të gjitha partitë politike.

Vendimi për tu bashkuar me PS-në natyrisht që është shoqëruar me një premtim joshës për Duzhën i cili mund të radhitet ndër emrat e parë për deputet ose në rast fitoreje të PS-së një post të lartë në administratë. Nderkohe qe me kete kalim, eshte kompensuar dhe humbja e deputetit nga PS ne Lezhe ne favor te LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat