Zbardhen raportet financiare të partive, sa fituan PS, PD e LSI

Shqipëria

Zbardhen raportet financiare të partive, sa fituan PS, PD e LSI

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:36
Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Lëvizja Socialiste për Integrim kryeson në listën e partive parlamentare për nga sasia e të ardhurave për vitin 2016.

Shqiptarja.com disponon raportet financiare të tre partive më të mëdha, PS, PD dhe LSI të dorëzuara në KQZ, nga të cilat rezulton partia me të ardhurat më të larta është LSI me 87 108 994 lekë, e ndjekur nga PS me 86.613.502 lekë, ndërsa e treta është PD, me vetëm 57,179,867 lekë. Të ardhurat e LSI nga buxheti i shtetit janë 20 575 897 lekë, nga donacionet 29 511 700 lekë, nga kuotat e anëtarëve 32 617 860 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve është 61 388 621 lekë, duke deklaruar kështu një kursim prej 26 milionë lekësh. Dy partitë e mazhorancës, PS dhe LSI, raportojnë që gjatë vitit që lamë pas të kenë grumbulluar të ardhura, veç financimit nga buxhetit i shtetit, edhe nga kuotat e anëtarësisë. Vihet re se opozita, në listën e të ardhurave, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga kuotat e anëtarësisë, apo sposorizimeve të tjera. 

Partia Socialiste

Sipas të dhënave në raportin e PS-së të pasqyruara në tabelë, financimi nga  buxheti i  shtetit përbën 85%  të të ardhura, kuotat e deputetëve  dhe të anëtarësisë 13.6 % dhe qiratë e ambienteve  1.3%. “Për të gjitha shpenzimet vetëm 16.2% janë likujduar nëpërmjet  arkës dhe janë të dokumentuara me fatura tatimore dhe kuponin e kasës. 

Ndërsa 83.8% e shpenzimeve janë  likujduar me bankë me dokumentacion të rregullt tatimor”,-thotë kryefinancierja Dhurata Isufaj. Shpenzimet kryesore janë për kosto të përditshme për stafin/personelin  43.001.342 lekë, shpenzime të tjera të ndryshme 22.033.366 lekë, dhe të tjera kosto janë për udhëtime, karburant, etj. Totali i shpenzimeve shkon 73.521.414 lekë, kundrejt të ardhurave 86.613.502 lekë, duke e nxjerrë partinë kryesore qeverisëse me rreth 13 milionë lekë të reja fitim.  

Partia Demokratike

Të ardhurat e Partisë Demokratike, partia më e madhe opozitare janë vetëm financime nga buxheti i shtetit për vitin 2016, 57,179,867 lekë. Kuota anëtarësie, sponsorizime dhe kuotat e deputetëve PD i ka deklaruar zero. Sa u takon shpenzimeve, PD thotë se gjatë vitit 2016 ka harxhuar 58,581,001, pra, gati 1 milionë më shumë se sa të ardhurat. Shpenzime të tjera     janë llogaritur 22,463,304 lekë, shpenzimet të personelit janë deklaruar 29,872,992 lekë, nga të cilat: Pagat 25,776,368 lekë, Sigurime shoqërore 4,096,624 lekë, dhe amortizimi 6,244,705 lekë. 

Partia Socialiste

1.1  Të ardhurat në lekë      

1.   Financimi i buxhetit  për 2016: 73.676.617

2.   Qera  ambienti: 1.150.000

3.   Kuotat e deputetëve: 4.557.000

4.   Kuotat e anëtarësisë: 7.210.849

5.   Interes bankar e të tjera: 19.036 

Shuma:  86.613.502

1.2  Shpenzimet

1.   Shpenzime e përditshme për stafin/personelin: 43.001.342

2.   Shpenzime  për Energji Elektrike: 1.661.040

3.   Shpenzime  për Ujë:  217.440

4.   Shpenzime për telefon e cel.postare: 2.461.661

5.   Taksat e Bashkisë:  247.840

6.   Hotele e dieta, udhëtime:2.616.350

7.   Karburant: 272.000

8.   Qera zyra: 720.000

9.   Shpenzime të ndryshme: 22.033.366

10.  Kredi   makine: 466.425

11. Komision  Bankar:  71.790                          

Shuma: 73.521.414

Partia Demokratike

A    TË ARDHURAT   

1    Të ardhura (burimet) nga veprimtaria kryesore            

(i)  Financime nga buxheti 2016:  57,179,867

(ii) kuota anëtarësie: 

(iii) Sponsorizime       

(v)  Kuotat e deputetëve           

 TOTALI I Të ARDHURAVE:  57,179,867

 SHPENZIME                      

Shpenzime të tjera: 22,463,304

Shpenzimet e Personelit : 29,872,992

(i)  Pagat : 25,776,368

(ii) Sigurime shoqërore: 4,096,624

(ii) Amortizimi: 6,244,705

B    TOTALI I SHPENZIMEVE:  58,581,001

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM     

Të ardhurat në lekë

Të ardhurat nga buxheti i shtetit: 20 575 897

Të ardhurat nga donacionet: 29 511 700

Të ardhurat nga kuotat e anëtarëve: 32 617 860

Të ardhura nga shitje të tjera (Qera,etj):  388 663

Të ardhura të tjera: 4 014 874

Shuma: 87 108 994 

Shpenzimet    

a-Shërbime nga të tretët (shtypshkrime): 3 750 214

b-Qera: 13 573 856

c-Energji elektrike:  1 110 810

 -Ujë:  94 235   

d-Sigurimet Shoqërore e shëndetësore:  995 230  

e-Pagat:   2 735 582

g-Interesa leasing:  794 702  

j-Shpenzime për konsulencë : 11 720 552

k-Publicitet reklamë (media ): 100 000  

Shpenzime për aktivitete:  5 953 828

n-Shpenzime telefonie: 160 311  

  -Shërbimet interneti: 964 327  

o-Shërbimet bankare: 43 519   

p-Tatim në burim, Taksa Bashkie: 2 258 036

q-Amortizimet:  2 770 578

s-Subvencione të dhëna (në natyrë):  2 947 434

t-Të tjera:  1 187 087     

 -Karburant: 528 000  

 -Shërbim LSA: 120 000  

 -Shpenzime për  abonimet në shtyp: 219 392  

 -Shpenzime për dokumente makine: 586 574  

 -Shpenzime për materiale: 9961 441      

 Shuma: 61 388 621

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat