“Kush qesh i fundit?” Rama mesazh për çadrën e opozitës

Shqipëria

“Kush qesh i fundit?” Rama mesazh për çadrën e opozitës

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:09
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po bëhet gjithnjë e më aktiv në rrjetet sociale. Në postimin e parë për këtë të dielë në fb bashkë me urimin për një ditë të mbarë për ndjekësit e tij, Rama u ka sugjeruar të shohin dhe një film vizatimor të animuar, prodhim shqiptar me titull “Kush qesh i fundit?”

Rama: “MIRËMËNGJES  [????] dhe ju uroj një të dielë të qetë, me këtë film kalamajsh për të rritur që po nuk e patë vetë të paktën tregojuani kalamajve”.
Të jetë vallë ky një mesazh për çadrën e opozitës?!

Fabula e filmit

Historia e zakonshme e maces qe kerkon te haje miun, por ky i fundit me shkathtesi arrin t’i shpetoje shume here thonjve te mprehte te maces. Atehere macja nderron taktike. Pret thonjte dhe me anen e nje letre i ben te ditur miut se nuk do ta ndjeke me.

Miu megjithate eshte i kujdesshem dhe mundohet te haje kur macja nuk eshte ne dhome. Po ky kujdes nuk vazhdon per shume kohe sepse miu filon te haje shume gjersa vjen nje moment ku ai do te fshihet ne vrimen e tij por tashme eshte fryre aq shume sa nuk e nxe me vrima e keshtu perfundon ne thonjte e mprehte te maces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat