Opozita shqiptare “rrëzon” qeverinë me...birila

Shqipëria

Opozita shqiptare “rrëzon” qeverinë me...birila

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:38
Loja ne cader

Teksa protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të 37, protestuesit në çadrën e vendosur përpara godinës së kryeministrisë që më 18 shkurt, kanë gjetur mënyrë të ndryshme për të shpenzuar kohën.

Ata e vrasin kohën e lirë duke shpikur lojëra. Loja më e fundit ka emrin “Rrëzo Rilindjen”. 

Një lojë alla bowling ku birilat janë qeveria dhe çdo biril ka një foto të eksponentëve më të lartë të maxhorancës të akuzuar nga opozita për krime dhe korrupsion.

Ne pamjet e sigurara nga media duket se loja ka ngjallur të qeshura tek protestuesit që përmes lojës së re kanë mundur ta rrëzojnë disa herë “Rilindjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat