Integrimi në BE, Arben Malaj: Shqipëria po bëhet pengesë e vetes

Shqipëria

Integrimi në BE, Arben Malaj: Shqipëria po bëhet pengesë e vetes

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:46
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, thotë se Ballkani Perëndimor duhet të ndjekë modelin europian nëse kërkon të zhvillohet.

Sipas tij, Brexit nuk ka ndikuar aspak negativisht tek Bashkimi Europian, madje në një intervistë në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ai thotë se me daljen e Britanisë, BE është bërë më solid, duke i bërë vendet e tjera të kuptojnë se ç’do të thotë të dalësh nga blloku europian.

Teksa foli për Shqipërinë, ish-ministri i Financave, tha se vendi ynë është i vetmi që nuk ka probleme etnike në rajon, por se Shqipëria po bëhet pengesë e vetvetes për prosperitetin e saj.

“Bashkimi Europian mbetet një model europian. Projekti i BE ka në thelb eleminimin e luftërave. Frikat se rrymat populiste do të sundojnë Europën po zbehen gjithnjë e më shumë. Shumica e popullsivë në Europë e shohin të ardhmen brenda unionit. Europa do të jetë modeli më i mirë edhe në të ardhmen, edhe për Ballkanin Perëndimor. Kosto që ka krijuar Brexit në Angli, nuk është dominoja e parë, por do krijojë një impakt pozitiv dhe do e bëjë Europën më solidare, duke i bërë vendet e tjera të kuptojnë se ç’do të thotë të dalësh nga blloku europian.

Qëndrimi në BE është mundësia më e mirë për të ardhmen e shumë vendeve. Modeli i BE është ai që i duhet Ballkanit. Ballkani ka qenë i përfshirë nga konfliket që nga vitet 2000. Nëse i shikojmë vendet e Ballkanit, prosperiteti i tyre mund të arrihet vetëm nëpërmjet modelit perëndimor. Maqedonia dhe Serbia janë vendet më problemtaitike. Shqipëria është e vetmja në Ballkan që nuk ka probleme etnike. Pra, Shqipëria duket se i ka problemet me vetveten. Mungesa e reformave, siç është ajo në Drejtësi, po e mban larg Shqipërinë nga BE.

Shqipëria nuk është e rrezikuar nga nacionalizmi por vetëm nga populizmi. Shqipëria po vetëpengohet që të bëjë hapa përpara.  Ndikimet ruse mund të përballen vetëm me një bashkëpunim më të mirë me Bashkimin Europian” tha Malaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat