Pajisja përgjuese e izraelitit/ Prokuroria kërkon ekspertim

Shqipëria

Pajisja përgjuese e izraelitit/ Prokuroria kërkon ekspertim

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:47

Hetuesit shqiptarë ende s'kanë përcaktuar nëse pajisja e futur në Rinas më 23 mars 2017 nga Greqia nëpërmjet shtetasit izraelit Yoram Frig është apo jo një pajisje e cila kërkon leje të veçantë.

Nga të dhënat e deritanishme ajo përdoret si pajisje gjurmuese për përgjues të vendosur në ambjente banimi, zyrash, automjete e tjerë ndërsa sipas certifikatës teknike ajo nuk ka aftësi përgjuese.

Për të hedhur dritë mbi një ekzaminim ligjor të saj dhe për vendin ku u përdor në Shqipëri, prokurori Ndini Tavani ka kërkuar një ekpertim të saj.

Ky eskpertim pritet të kryhet javën e ardhshme nga ekspertë të licensuar ndërsa vetë Yoram Frig i cili u ndalua në Rinas e më pas u la i lirë me kushtin e bllokimit të pasaportës, ka mohuar se pajisja është përdorur për përgjime.

Në fillim javë pritet që në prokurorinë e Tiranës të dëshmojnë dhe disa persona të njohur në Shqipëri në fushën e politikës dhe biznesit për kontaktet e tyre me Frig.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat