Basha mbledh kryesinë e PD, diskutohet strategjia e opozitës pas vizitës në SHBA

Shqipëria

Basha mbledh kryesinë e PD, diskutohet strategjia e opozitës pas vizitës në SHBA

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:47
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e kësaj të diele në një mbledhje kryesinë e grupit parlamentar të selisë blu.

 Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes mësohet se diskutohet në lidhje me strategjinë e opozitës dhe protestës që do të ndjekë në ditët në vijim.

Kjo mbledhje vjen dy ditë pas përfundimit së vizitës së Bashës në SHBA, nga ku ai tha se kishte marrë mbështetjen e Senatit Amerikan për protestën e opozitës dhe kërkesën e saj për qeveri teknike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat