Zgjedhjet në Kavajë/ PS "përjashton" PD: Në vend të tyre kandidatë të pavarur

Shqipëria

Zgjedhjet në Kavajë/ PS "përjashton" PD: Në vend të tyre kandidatë të pavarur

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:52
Deputeti i PS Parid Cara

Duket se Partia Socialiste po mendon seriozisht që në zgjedhjet vendore në Kavajë të garojë e vetme pa opozitën, pas paralajmërimit për bojkot të tyre.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PS Parid Cara ka shprehur kërkesën që në zgjedhjet vendore të Kavajës, në vend të kandidatëve të opozitës, të vendosen kandidatë të pavarur.

Sipas deputetit të Kavajës, qytetarët meritojnë më shumë se një kandidat në zgjedhje.

“Në mungesë të opozitës në zgjedhjet e 7 Majit, çdo kandidat i pavarur duhet inkurajuar të kandidojë për Bashkinë e Kavajës. Qytetarët kavajas meritojnë të kenë më shumë se një kandidaturë…atë të Qeverisë për të zgjedhur”, shkruan Cara.

Bashkia e Kavajës shkoi në zgjedhje lokale të parakohshme për shkak të ndërprerjes së mandatit të Elvis Rroshit, që u prek nga ligji i dekriminalizimit. Ndërkohë që PD ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet dhe nuk do të lejojë që të zhvillohen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat