Rama njofton hapjen në prill të Apollonisë së restauruar

Shqipëria

Rama njofton hapjen në prill të Apollonisë së restauruar

Më: 27 mars 2017 Në ora: 08:29
Edi Rama

Parku Arkeologjik i Apolonië do të rihapet në muajin prill për vizitorët pas restaurimit të thellë që iu nënshtrua.

Lajmin e dha sot kreu i qeverisë që postoi në Fb, "një imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë".

"Kam kënaqësinë t'ju njoftoj, - shkruan Edi Rama, -  se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat