Petrit Gjoni, deputeti i ri i LSI-së në qarkun e Lezhës

Shqipëria

Petrit Gjoni, deputeti i ri i LSI-së në qarkun e Lezhës

Më: 27 mars 2017 Në ora: 10:54
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të hënën t’i japë mandatin e deputetit, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), qarku Lezhë, Petrit Preng Gjoni.

Marrja e mandatit prej tij plotëson vakancën e krijuar në Kuvend pas dorëheqjes së deputetit socialist, Armando Prenga.

Sipas administratës zgjedhore, kandidati Gjoni i plotëson të gjitha kriteret e parashikuara në kodin zgjedhor, përfshi dhe ato në ligjin e dekriminalizimit. Ai figuron i padënuar nga gjykatat shqiptare, pas verifikimit të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.

Me marrjen e mandatit nga Petri Gjoni, grupi parlamentar i LSI-së shtohet dhe me një deputet, duke e çuar në 19 numrin e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat