"E shkuara në burgun e Italisë e Gentjan Dajës, kreu i PS Kavajë"

Shqipëria

"E shkuara në burgun e Italisë e Gentjan Dajës, kreu i PS Kavajë"

Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:11
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot kandidatin e PS për bashkinë e Kavajës Gentjan Daja.

Duke iu referuar të ashtuquajturit “qytetarit dixhital”, Berisha shkruan se kryetari i PS-së në Kavajë ka qenë i burgosur së bashku me vëllanë e tij në Caserta.

Postimi i Berishës

Njihuni me Gentjan Dajën që kërkon Bashkinë e Kavajës!

Qytetari dixhital denoncon:
Gentian Dajën, kryetarin e PS Kavajë si:
-Kriminel të burgosur së bashku më vëllanë e tij në Caserta, Itali për trafik drogë, shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtje pa leje dhe si i
-arrestuar në Milano! Lexoni mesazhin e tij! sb

“Përshëndetje Doktor Berisha jam një ish emigrant në Itali dhe doja të ju njoftoj së Gentjan daja kryetari i PS së Kavajës dhe vëllai i tij Luan Daja në vitin 1999-2000 ka qenë i arrestuar për trafik drogë, armëmbajtje pa leje dhe shfrytëzim minoreneje nga kuestura e caertes kam qen në burg unë më të ta jap me garanci me jetë ketë bëje publike për Edi Escobarin pastaj pas kësaj ka qenë arrestuar dhe në Milano, Questura di Caserta shpinë e ka pas në Mondragone”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat