Zbulohet urdhri i prerë i Gramoz Ruçit për deputetët socialistë

Shqipëria

Zbulohet urdhri i prerë i Gramoz Ruçit për deputetët socialistë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:42
Gramoz Ruçi

Ka qenë i prerë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, teksa u ka kërkuar deputetëve të mos bëjnë asnjë mungesë në seancën e së enjtes.

Deklaratën Ruçi e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, të cilën në mungesë të kryeministrit Rama, e drejtoi ai vetë.

“Balkanweb” raporton se kreu i grupit parlamentar u dha udhëzime të prera deputetëve të PS-së duke i ndaluar në mënyrë kategorike udhëtimet jashtë vendit këtë javë.

Në fokus të bisedës së grupit të PS, ishte seanca parlamentare e së enjtes ku pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi.

Mësohet se Ruçi kërkoi praninë e të gjithë deputetëve të PS të enjten në parlament për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, për të shmangur rrezikun e mungesës së votave.

Në fund të mbledhjes, foli edhe deputeti Taulant Balla i cili tha se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat