Ambasada amerikane shpall datën e fituesve të “Lotarisë Amerikane”, ja se nga çfarë duhet të bëni kujdes

Shqipëria

Ambasada amerikane shpall datën e fituesve të “Lotarisë Amerikane”, ja se nga çfarë duhet të bëni kujdes

Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:49
Njoftimi i Ambasades Amerikane

Ambasada Amerikane ka bërë me dije datën zyrtare kur dalin emrat e fituesve që kanë aplikuar për “Lotarinë Amerikane”. Bëhet fjalë për datën  2 maj..

Me këtë rast, ambasada amerikane në Tiranë njofton gjithë aplikuesit që të kenë kujdes nga disa e - mail mashtruese.

Njoftimi:

Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur.

Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e -maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme!

Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat