Dënimi me burgim të përjetshëm, Kushtetuesja zbardh vendimin për Aldo Baren

Shqipëria

Dënimi me burgim të përjetshëm, Kushtetuesja zbardh vendimin për Aldo Baren

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:05
Aldo Bare

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin për shfuqëzim të dënimit me burgim të përjetshëm të Aldo Bares, vendim i dhënë që në datën 8 shkurt.

Gjykata Kushtetuese sqaron se është vendosur pranimi pjesërisht i kërkesës dhe dërgimin e saj për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2015- 2087, datë 02.07.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”.

Bare është dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarje të ndryshme në zonën e Lushnjës, u kap në Turqi, ku qëndronte i fshehur, ndërsa në Shqipëri gjykatat e kishin dënuar atë në mungesë. Pas një seri vendimesh, burgimi i përjetshëm për të qëndroi në fuqi.

Ai akuzohej nga Prokuroria për përfshirje në ngjarje kriminale të shënuara në vitet 1998- 2005, që mbanin “firmën” e “Bandës së Lushnjës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat