Veprimi i papritur i Ramës, arsyeja triumfoi...presioni dështoi!

Shqipëria

Veprimi i papritur i Ramës, arsyeja triumfoi...presioni dështoi!

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:32
Edi Rama

Edi Rama fillon zhvendosjen e sendeve personale nga Kryeministria, a po i hap rrugë qeverisë teknike?

Gazetari Bledian Koka ka postuar një status në rrjetin e tij sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve personale nga zyra e tij në Kryeministri dhe në një ambientet e një biznesi privat pranë selisë së qeverisë.

Sipas gazetarit, kjo tregon qartë se Edi Rama ka vendosur ti hapë rrugë krijimit të qeverisë teknike duke bërë kështu lëshimin e dytë ndaj kërkesave të opozitës e cila prej 38 ditësh është ngujuar në çadrën e protestës para kryeministrisë me një kërkesë të vetme, qeverinë teknike.

Po ashtu ky informacion vjen pikërisht pas kthimit të Lulzim Bashës nga SHBA-të dhe duket se presioni ndërkombëtar ka qenë në rritje ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ka vendosur më në fund të dorëzohet.

Sipas gazetarit, Rama i ka thënë stafit të tij se kjo është një zhvendosje e përkohshme ndërsa, vendimi është materializuar edhe pas arritjes së një marrëveshje paraprake me aleatin në bashkëqeverisje Ilir Meta. Mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi i rradhës i kryeministrit i cili mesa duket e ka kuptuar se po shkonte drejt një rruge qorre ndërsa ishte i bindur të futej në zgjedhje më 18 Qershor edhe pa opozitën.

Postimi i plotë i gazetarit Bledian Koka:

Bishti diku ndër shalë…

Raportohet se Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë. Rama i ka shpjeguar asistentëve të tij se kjo është një zhvendosje e përkohshme dhe se sërish ai do të rikthehet aty. Burimet bëjnë me dije se këto janë hapat e para për hapjen e rrugës së qeverisë teknike që pritet të materializohet shumë shpejt. Kjo është arritja konkrete e Çadrës së Lirisë dhe presionit ndërkombëtar (sidomos nga SHBA) për qetësimin e situatës në Shqipëri dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për momentin arsyeja triumfoi dhe paarsyeja dështoi. Presioni i opozitës i dha frutet e veta, dhe bishti për momentin ndodhet diku ndër shalë…

p.s…poooor, lajmi i keq është se Rama u bind për të ndërmarrë këtë hap, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Ilir Metën…, hë për hë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat