S'gjendet dot ekspert i pavarur! Hetimet

Shqipëria

S'gjendet dot ekspert i pavarur! Hetimet

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:40
Yoram Frig

Pajisja e dyshuar përgjuese që iu sekuestrua izraelitit, Yoram Frig në aeroportin e Rinasit ende nuk është ekspertuar.

Ajo ndodhet në Prokurorinë e Tiranës, e cila po kryhen hetimet për akuzat kontrabandës, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, hyrje e paautorizuar në të dhënat kompjuterike, si dhe ndërhyrje e paautorizuar në të dhënat kompjuterike. Të katërta akuzat janë referuar nga Policia e Tiranës. Megjithatë do jetë prokurori i çështje i cili do të vendosë nëse do të ndiqet penalisht 51-vjeçari izraelit.

Por veprimi kryesor në këtë hetim do të jetë ekspertimi i pajisjes për të vertetuar nëse ajo mund të përgjojë apo vetëm të detektojë përgjuesit. Hetuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë një ekspert të pavarur, i cili do të përpilojë një raport mbi pajisjen.

Por nga të dhënat, të cilat gjenden në internet në faqen e kompanisë që ka prodhuar pajisjes, sqarohet se ajo përdoret vetëm për të gjetur përgjues.

Yoram Frig ka dhënë deponimet e tij në polici, ku ka sqaruar se kishte ardhur në Shqipëri me porosi të një biznesmeni për të bonifikuar disa ambiente, makina dhe biznese në Tiranë dhe Durrës.

51-vjeçarit i është bllokuar pasaporta dhe deri në momentin kur do të ekspertohet pajisja, ai nuk mund të largohet nga Shqipëria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat