Kritika e fortë e kreut të antimafies italiane: Kemi kërkuar hetime në Shqipëri, trafiku i drogës ka njohur rritje

Shqipëria

Kritika e fortë e kreut të antimafies italiane: Kemi kërkuar hetime në Shqipëri, trafiku i drogës ka njohur rritje

Më: 27 mars 2017 Në ora: 21:57
Franko Roberti

Prokurori italian i Antimafies dhe i Terrorizmit Franko Roberti është përgjigjur nga Fasano një pyetjeje të gazetarëve mbi rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Puglias.

“Shkuam së fundmi, së bashku me prokurorët e Barit, Lecce-s dhe Catanzaro-s për të bashkëpunuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, pikërisht për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë dhe duke kërkuar hetime në atë territor, sepse në fakt kemi parë që trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Puglia-s dhe Kalabrisë është rritur ndjeshëm”, citohet të ketë thënë ai nga mediat italiane.

“Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në territorin puliez. Takimi është aktualizuar nga kjo çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”, tha Roberti, teksa ishte prezent në një event për prezantimin e një libri të ri lidhur me terrorizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat