Mediu: Mbështetja nga SHBA? Administrata e Trump në tranzicion, s'e ka mendjen te ne

Shqipëria

Mediu: Mbështetja nga SHBA? Administrata e Trump në tranzicion, s'e ka mendjen te ne

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:25
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, një prej aktorëve të opozitës në protestën 38 ditëshe përpara Kryeministrisë, shprehet se kauza e të djathtës ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Mediu theksoi se kryetarit të PD Lulzim Basha i ka propozuar një formulë të qeverisë teknike për çështjen e krimit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kreu i republikanëve tha gjithashtu se Lulzim Basha pati takime me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket vëmendjes së SHBA në krizën politike në Shqipëri, Fatmir Mediu tha se administrata e Trump është në tranzicion dhe nuk ka vëmendjen e duhur në rajonin tonë.

“Sa i takon vizitës së z.Basha thelbi i diskutimit nuk ishte më në Senat dhe Kongres, por në nivele të larta në administratën Trump. Në dijeninë time kanë qenë takime të rëndësishme dhe do ketë zhvillime sa i takon zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e politikë shqiptare 6 senatorë kanë shkruar një letër ku ngrenë shqetësime për situatën në Shqipëri, situatën zgjedhore. Të mos harrojmë që për shkak të tranzicionit të administratës së Trump në rajon dhe në Shqipëri nuk është vëmendja e duhur”, u shpreh Mediu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat