Lulzim Basha: Nuk na e bën syri tërr, ja ilaçi që i duhet Ramës

Shqipëria

Lulzim Basha: Nuk na e bën syri tërr, ja ilaçi që i duhet Ramës

Më: 28 mars 2017 Në ora: 00:21
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet i bindur në mënyrë të plotë se protesta e opozitës është futur në fazën e saj përfundimtare.

“Kemi ardhur në këtë protestë për të qëndruar, pa na bërë syri tërr. Me këtë protestë do të arrihet fitorja e demokracisë së vërtetë. Do të jemi të gjithë këtu në këtë shesh. E kemi nisur këtë betejë dhe nuk do të tërhiqemi. Do të jemi bashkë derisa të përfundojë beteja totale”, tha kryedemokrati Basha.

Ai kërkoi edhe që Rama të largohet nga zyra e tij. “Paniku që ka kapur Ramën e çliron vetëm një ilaç, largimi i tij nga zyrat që ka zaptuar dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk do ta ketë më mundësinë më ta tërheqë më këtë popull nga hunda”, tha kreu i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat