Emrat e mjekëve që do futen në testim për licencën në Shqipëri (Rregullat)

Shqipëria

Emrat e mjekëve që do futen në testim për licencën në Shqipëri (Rregullat)

Më: 28 mars 2017 Në ora: 08:03
Mjekët

Mjekët e rinj do të japin provimin e shtetit në 29 mars. Në një sezon të veçantë 123 mjekë do të futen në testim për të marrë licencë. 

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka miratuar sezonin e veçantë ku do të testohen një pjesë e mjekëve të rinj.

‘Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mjekut, ju bëjmë me dije sa më poshtë: - Provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mjekut do të zhvillohet në datën 29.03.2017, ora 09.00, 11.30 dhe 14.00. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: - letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); - kopje të Kartë ID ose Pasaportë; - faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë sipas herës së pjesëmarrjes; - në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi; Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP’ – thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Rregullat

Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP­-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP­ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve.

Vlerësimi

Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit: Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95­-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9 nëse merr 85-­94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-­84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65­-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55­-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50­-54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën. Kandidati i vlerësuar me notën 4 përsërit provimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat