Shifra alarmante/ Ja sa biznese u mbyllën në Shqipëri në vitin 2016

Shqipëria

Shifra alarmante/ Ja sa biznese u mbyllën në Shqipëri në vitin 2016

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:06
Ilustrim

Rreth 10 mijë biznese në të gjithë vendin kanë kërkuar vitin e kaluar të çregjistrohen pranë zyrave të tatimeve dhe sporteleve të QRK-së.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, bizneset çregjistruara në total në fund të vitit 2016 rezultuan 27,274  nga të cilët 9,912 tatimpagues aplikuan më 2016.

Në bazë të zhvillimeve të reja në sistemin e ri tatimor këtyre bizneseve ju është ndërprerë gjenerimi i deklaratave pasi në zbatim të ligjit ata nuk kanë me detyrimin për deklarim pas kësaj periudhe tatimore.

Ndërsa nga të dhënat e sistemit elektronik dhe atyre të transmetuara nga QKB-ja dhe regjistrimeve direkte të tatimpaguesve pranë DRT-ve, rezulton se regjistrime të reja për vitin 2016, sipas Regjistrit Kombëtar është 15,582 tatimpagues nga të cilët 14,103 janë regjistruar si biznes i vogël, 1,302 si biznes i madh dhe 177 Organizata Jofitimprurëse, ambulantë etj.

Zhvillimet në regjistrin e bizneseve në vitin 2016 tregojnë se bilanci i përgjithshëm tregon për një pakësim prej 11,692 biznesesh në total.

Nga numri total i regjistrimeve të reja, përfshirë këtu edhe ndryshimet e përgjegjësive tatimore, gjatë vitit 2016 janë regjistruar në regjimin e TVSH-se 5,722 tatimpagues.

Kjo shifër përbën rreth 17% të numrit total të tatimpaguesve të regjistruar nën këtë regjim, nga të cilët 44% i përkasin biznesit të vogël.

Numri i tatimpaguesve aktivë, (që kanë të paktën një përgjegjësi tatimore) në Regjistrin Kombëtar në fund të vitit 2016, sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e SIT, rezulton 108,030 tatimpagues gjithsej. Në këtë shifër nuk përfshihen 29,195 fermerë.

Regjistri tatimor i bizneseve vitin e kaluar është përfshirë në një reformë të thellë, ku për herë të parë u ndanë bizneset aktive dhe ato pasive në dy regjistra të veçantë. Pastrimi i regjistrit nxori rreth 97 mijë biznese në regjistrin pasiv, duke e reduktuar numrin e bizneseve që raportoheshin zyrtarisht në treg me gati përgjysmë.

Gjithashtu ligji i ri i procedurave tatimore ka përmirësuar edhe procesin e çregjistrimit të bizneseve duke bërë më të lehtë dhe më të shpejtë në procedura dhe në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat