Shqiptarët masakrojnë në sy të dashurës 20-vjeçarin italian? Zbulohet e vërteta

Shqipëria

Shqiptarët masakrojnë në sy të dashurës 20-vjeçarin italian? Zbulohet e vërteta

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:24
Emanuele Morgani

Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali dhunimi deri në vdekje për motive të dobëta e një 20 vjeçari italian në komunën e Alatrit. 

Por ndryshe sa kanë përcjellë këto ditë mediat, nuk është një bandë shqiptare e asnjë shtetas i vetëm shqiptar autorë të dhunës vdekjeprurëse ndaj 20 vjeçarit. Këtë fakt e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Prokurori i çështjes Giuseppe de Falco duke komunikuar se për vdekjen e italianit Emanuele Morgani. Janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër, dhe janë vënë nën hetim 7 persona të tjerë. 

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit. Motivi i grindjes ka qënë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit. 20 vjecari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij. Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit. Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur “Kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por dhe dhunën në marrëdhëniet humane.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i dy personave u bë pas analizimit të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.

Policia ka nxjerrë edhe dy urdhra ndalimi të paralajmëruar, ndërkohë që janë 7 persona nën hetim, si të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulm, ose që nuk kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë familja e Emanuele Morganti, pasi ka vendosur dhurimin e organeve të tij ka kërkuar drejtësi. Tezja e viktimës ka paralajmëruar autoritetet. “Drejtësi ose do të bëjmë vetëgjyqësi. Emanuele nuk e meritonte këtë”, – ka thënë mes lotësh tezja e të riut për “Il Messaggero”. “Nuk mund të vdesësh 20 vjeç. Duhet të kalben në burg, duam drejtësi ose do marrim hak vetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat