Shtohen zërat kundër Fatmir Xhafës. I dënuari i Spaçit: Ka qenë një ndër torturuesit më mizorë

Shqipëria

Shtohen zërat kundër Fatmir Xhafës. I dënuari i Spaçit: Ka qenë një ndër torturuesit më mizorë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:51
Fatmir Xhafa

Pas akuzave të 2 emigrantëve se ministri i ri i Brendshëm ka torturuar me dorën e tij në diktaturë, poeti Agron Tufa ka marrë në intervistë një tjetër të përndjekur që bën të njëjtën akuzë.

HYRJA

Tek zyrat e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u paraqit ish i dënuari politik, Lekë Frroku. Më parë kishim bërë një bisedë të gjatë e të filmuar me të, rreth kalvarit të tij e të familjes së tij nëpër burgjet e komunizmit. 

Por sot Lekë Frroku kishte ardhur i shqetësuar rreth akuzave e shpifjeve të fundit që iu bënë bashkëvuajtësit të tij nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Lekë Frroku është shumë i brengosur për këtë padrejtësi dhe sulm të ulët ndaj bashkëvuajtësit të tij, poetit Visar Zhiti, me të cilin, për 6 vjet rresht kanë ndarë hapësirën e ngushtë të një dhome në burgun famëkeq të Qafë Barit. 

Ai kërkon të dëgjohet edhe e vërteta e tij, se si e ka njohur ai Visar Zhitin. Për më tepër, ai është i çmeritur nga shpifja ndaj Zhitit, pasi sipas tij, vitet për të cilat akuzohet se ka qenë spiun i administratës në Spaç nuk përkojnë (1982-1983), nga se gjatë këtyre viteve Visar Zhiti e ka kaluar dënimin bashkë më të në kamp-burgun e Qafë Barit. Ne bëmë bisedën e mëposhtme me z. Lekë Frroku.

Pyetje: Kush kanë qenë hetuesit e tu në rrethin e Krujës? Ju kujtohen?

Frroku: Marenglen Rrapi, Kristo Vangjeli, Rrapo Dhimo, Mark Pllumi dhe Thoma Jano. Më kanë bërë totura nga më çnjerëzore, të cilat vetëm mosha e re mund t’i përballojë. Pas këtyre hetuesve, diku pas vitit 1983, nga largimi i Marenglen Rrapit në një detyrë tjetër, ka ardhur hetues në Krujë Fatmir Xhafa. Nuk kam pasur vetë përvojë personale me të, por siç tregojnë të dënuarit pas meje, Xhafa ka qenë një ndër torturuesit më mizorë./G.SH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat