Çfarë shkruhet në projekt-vendimin e KQZ për kërkesën e LSI në zgjedhjet e qershorit

Shqipëria

Çfarë shkruhet në projekt-vendimin e KQZ për kërkesën e LSI në zgjedhjet e qershorit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:10
Kryesia e LSI

LSI do të hyjë zyrtarisht në zgjedhjet e 18 qershorit, dhe këtë e konfirmon dokumenti që kjo parti ka paraqitur pranë KQZ. Në këtë projekt-vendim, i cili pritet të miratohet mesditën e nesërme, thuhet se: Vërtetimi lëshuar nga Zyra e Rregjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 17.03.2017, nëpërmjet të cilit vërtetohet se Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim”, me iniciale “LSI”, dhe me Kryetar z.Ilir Meta, rezulton e regjistruar në dokumentacionin e kësaj Zyre;

Sipas këtij dokumentacioni LSI e ka paraqitur kërkesën në datën 17 mars të këtij viti.

Ndërkaq në vendimin që pritet të miratohet shkruhet:

V E N D O S I:

Të regjistrojë Partinë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, me kryetar z.Ilir Meta, dhe shkronja nistore “LSI”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e datës 18.06.2017.

Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat