Nesër ndërprerje e energjisë, ja zonat problematike

Shqipëria

Nesër ndërprerje e energjisë, ja zonat problematike

Më: 28 mars 2017 Në ora: 18:39
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Ditën e nesërme do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Sipas njoftimit të nxjerrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shkak për këtë janë punimet për vendosjen e transformatorit në nënstacionin Fushë Kuqe. Ndërprerja e energjisë do të jetë nga ora 08:00 deri në 14:00, në qytetin e Burrelit dhe të Shkodrës.

Përkatësisht, zonat pa energji në Burrel do të jenë: Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz, Privat, Tufzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.

Kurse në Shkodër janë zonat: Rrilë, Grykë Lumi (Kom.Shenkoll),Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shënkoll, Hidrovoret Droje, Tale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat