‘Jam nusja e djalit të ish-ministrit’/ Reagon djali i Luan Hajdaragajt: S’kam lidhje me atë mashtruese

Shqipëria

‘Jam nusja e djalit të ish-ministrit’/ Reagon djali i Luan Hajdaragajt: S’kam lidhje me atë mashtruese

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:46
Amarilda Leka

Ervin Hajdaraga, psikolog në QSUT është përfshirë në dosjen penale të Amarilda Lekës, 30-vjeçares së dënuar për mashtrim.

Leka e cila bënte rolin e sekseres për ulje dënimi ose lirim nga burgu, kishte përdorur edhe emrin e djalit të ish-ministrit socialist Luan Hajdaraga. Leka i kishte thënë “viktimave” të saj të mashtrimit se ishte nusja e djalit të Hajdaragës, duke u bërë më e besuar për lidhjet e saj me prokurorë dhe gjykatës.

Ervin Hajdaraga reagoi për gazetën “Panorama” duke thënë se nuk ka asnjë njohje me këtë person.

“U njoha përmes gazetës me personin që kishte përdorur emrin tim. Ishte sa e hidhur aq dhe qesharake, sepse unë me këtë person nuk e njoh fare, s’kam asnjë lidhje. Kur e pashë më erdhi për të qeshur, sepse s’mund ta merrja seriozisht. Edhe gjykata nuk e ka marrë seriozisht këtë mashtruese sepse do më kishte thirrur për një verifikim”, u shpreh për “Panorama”, Ervin Hajdaraga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat