Francë, Edi Rama dekorohet Komandant i Legjionit të Nderit

Shqipëria

Francë, Edi Rama dekorohet Komandant i Legjionit të Nderit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 10:03
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama është dekoruar në Francë me titullin Komandant i Legjionit të Nderit.

“Shumë i nderuar që u vlerësova me këtë titull nga Presidenti francez. Faleminderit Francës”, shkroi Rama në Twitter.

Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, qeveria shqiptare dhe ajo franceze kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në nivel strategjik.

Gjatë vizitës, palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë. 

Në takimin e posaçëm me homologun francez Bernard Cazeneuve, kryeministri Edi Rama shprehu falenderimet e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit europian të vendit tonë si dhe për vëmendjen e shtuar dhe dedikimin e Francës në mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat