E rëndë në Fier! Fëmijët varur në parvazin e ballkonit në katin e 5-të!

Shqipëria

E rëndë në Fier! Fëmijët varur në parvazin e ballkonit në katin e 5-të!

Më: 29 mars 2017 Në ora: 11:39
Fëmijët varur në parvazin e ballkonit

Një foto që tregon se sa të rrezikuar janë dy fëmijë është postuar në faqen JOQ. Banorët në qytetin e Fierit kanë shkrepur fotografinë e dy fëmijëve që qëndrojnë në ballkonin e shtëpisë.

Ajo që ka ngritur alarm, është fakti se dy fëmijët e vegjël janë ulur në parvaz në katin e 5 ku ndodhet banesa e tyre. 

Asnjë njeri nuk është pranë tyre për t’i kontrolluar. Mund të jetë kjo një pakujdesi nga ana e prindërve, ose më keq akoma, që, fëmijët kaq të vegjël 3 dhe 5 vjeç, të jenë lënë të vetëm në shtëpi.

Një pakujdesi e vogël mjafton për të pasur një tragjedi... 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat