Hapi i parë konkret i LSI-së: bojkoton zgjedhjet në Kavajë

Shqipëria

Hapi i parë konkret i LSI-së: bojkoton zgjedhjet në Kavajë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 14:20
Elvis Roshi

LSI nuk regjistrohet dhe nuk merr pjesë në zgjedhjet e parakoshme për Bashkinë e Kavajës

Burime te besuara pranë LSI tregojnë për “Koha Jone” se në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, forca politike  LSI  me datë 7 maj nuk ka pranuar të regjistrohet në KQZ dhe as ka ndërmend të marrë pjesë në fushatë me asnjë parti politike.

LSI ka qenë kundër kandidimit të Elvis Roshit në zgjedhjet e fundit për shkak të paralajmërimeve ndërkombëtare, ndërsa kandidatja e tanishme është caktuar në mënyrë të njëanshme. Duhet theksuar se ka qenë pikërisht ambasadori amerikan Donald Lu që foli publikisht që Elvis Roshi të mos kandidohej nga PS dhe Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat