Çako: Këtë vit, strategji kombëtare kundër kanabisit

Shqipëria

Çako: Këtë vit, strategji kombëtare kundër kanabisit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 14:31
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako

Nga Vlora, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka thënë se këtë vit do të ketë një strategji kombëtare kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Në një takim sensibilizues të organizuar me strukturat vendore në Vlorë dhe administratorët e pushtetit vendor e kryetarë të fshatrave, Çako ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha strukturave për të luftuar pikërisht ndaj këtij fenomeni mjaft problemtik, kryesisht në zonën e Vlorës dhe fshatrat e saj, zonë e cila për nga karakteristikat mbetet mjaft e preferuar nga kultivuesit. 

Pavarësisht angazhimit të strukturave vendore dhe policisë gjatë vitit 2016, duhet thënë se nuk u arrit që kultivimi i bimëve narkotike të zerohej, duke e cilësuar një problem madhor dhe kjo do të thotë se synimi mbetet që ky femonen, në bazë të strategjisë kombëtare, të çrrënjoset. 

“Dua të kërkoj bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjithëve për të luftuar këtë fenomen. Policia e Shtetit ka të gjitha informacionet e nevojshme rreth zonave ku preferohet kultivimi apo personave të përfshirë, ndërsa duhet kuptuar se toleranca do të jetë zero”, tha Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat