Basha nga Malta: Shqipëria mban rekordin për kultivimin e kanabisit, tentohet manipulimi i zgjedhjeve

Shqipëria

Basha nga Malta: Shqipëria mban rekordin për kultivimin e kanabisit, tentohet manipulimi i zgjedhjeve

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:59
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i pranishëm në Kongresin e Partive Popullore Europiane (PPE) në Maltë, gjatë fjalës së tij ka folur mbi protestën që po zhvillon opozita, që ka për synim zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Duke qenë një vend kandidat për anëtarësimin në BE, – është shprehur Basha, – vendi e ka domosdoshmëri zhvillimin e zgjedhjeve të lira, gjë që sipas tij nuk mund të kryhet pa një qeveri teknike që të zbatojë edhe dekriminalizimin. “Opozita ka hyrë në protestë që nga data 18 shkurt, sepse politika në Shqipëri është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe nuk mund të kemi zgjedhje të lira e demokratike pa një qeveri teknike, që të zbatojë dekriminalizimin për të pastruar politikën”, tha ndër të tjera Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat