Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do të gjykojnë Aldo Baren

Shqipëria

Përzgjidhen 5 gjyqtarët që do të gjykojnë Aldo Baren

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:08
Aldo Bare

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ktheu dosjen e Aldo Bares për gjykim në Gjykatën e Lartë, caktohen pesë gjyqtarët e çështjes.

Media ka mësuar se me anë të shortit, u përcaktuan pesë gjyqtarët e Kolegjit Penal që do të shqyrtojnë çështjen. Relator i dosjes është përzgjedhur gjyqtari Tom Ndreca dhe anëtarët e tjerë janë Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Guxim Zenelaj.

Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore, ku kërkues është Aldo Bare I dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe rrëmbime. Gjykata Kushtuese pak ditë më parë vendosi të cilësoi si shkelje kushtetuese, faktin se gjykata e lartë nuk ka pranuar të shqyrtoj rekursin e Aldo Bares që ankimoi vendimet e dënimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat