Ja pse Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, shkak taksa e ulët

Shqipëria

Ja pse Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, shkak taksa e ulët

Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:46
Shqipëria

Gjithnjë e më shumë qytet europiane po zbatojnë ndaj turistëve me netqëndrime taksë qyteti. Niveli i këtij taksimi ndryshon nga qyteti në qytet.

Edhe Shqipëria renditet ndër ato vende që zbaton një taksë të tillë. Aktualisht shifra llogaritet në 1 euro dhe paguhet për çdo turist, për netqëndrim.

Rreth një vit më parë kjo taksë u bë me normë fikse, ndërsa më parë llogaritej me bazë përqindjeje ( 3-5%) dhe ishte e ndryshme për çdo qytet. Tirana zbatonte normën më të lartë me rreth 5%. Sot kjo taksë llogaritet edhe në kryeqytet në 1 euro, Por, mungesa e zbatimit të sistemit të klasifikimit (yje) e bëri të pamundur mbledhjen sipas standardeve ndaj u vendos nga Bashkia e Tiranës që të mblidhet me normë fikse dhe jo mbi bazën e yjeve.

Në krahasim me disa vende të rajonit, kjo taksë është disi më e lartë në Shqipëri. Kështu Kroacia e llogarit nga 0.3 euro në 1 euro, Kosova e ka 0.8 – 1 euro (për hotelet me pesë yje, ndërsa nuk zbaton taksim për hotelet e tjera).

Greqia zbaton një taksë fjetjeje në 0.5 euro për person dhe kjo është një shifër minimale. Maqedonia e llogarit nga 0.7 euro në 1.5 euro, raporton "Monitor".

Sipas tourism-revieë.com referuar statistikave të Kayak, vendet që e kanë më të lartë këtë taksë në Europë janë Belgjika dhe Italia.  Udhëtarët që vendosin të vizitojnë Belgjikën janë të detyruar të paguajnë 42, 56 ose 70 euro për 7 netqëndrimi në hotele me 3, 4, ose 5 yje.

Në Itali, qyteti me taksën më të lartë është Roma me 49 euro për 7 net qëndrimi. Më pas renditen Firence, Venecia apo Milano me 35 euro. Përjashtim bën Venecia ku taksa zbatohet për 5 ditët e para, ndërsa në qytetet e tjera të Italisë taksa aplikohet vetëm për 10 ditët e para.

Qytete të tjera si Amsterdam, Berlini dhe Vjena e llogarisin taksën në bazë të kostot së dhomës dhe jo mbi kategorinë e hotelit, përkatësisht në vlera 6%, 5% dhe 3.2%.

Parisi e llogarit taksën turistike në 20.10 euro për shtatë netqëndrimi në një hotel me 5 yje dhe kjo vlerë ndryshon në bazë të kategorisë së hotelit.

Nuk ka asnjë dyshim që qyteti me taksën më të ulët është Lisbona. Turistëve u kërkohet që të paguajnë 1 euro për netqëndrim.

Ndërsa Islanda synon që ta vendosë këtë taksë si një mënyrë për të penguar turizmin masiv. Ajo ka vite që po përpiqet të kontrollojë rritjen e turizmit. Në vitin 2010 numrii tuistëve ishte 459,000, ndërsa në 2020 parashikohet të shkojë në 2 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat