Lulzim Basha i përgjigjet Edi Ramës: Ed Mashtrusi, lexo njëherë Kushtetutën!

Shqipëria

Lulzim Basha i përgjigjet Edi Ramës: Ed Mashtrusi, lexo njëherë Kushtetutën!

Më: 30 mars 2017 Në ora: 22:04
?Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se PD nuk votoi rezolutën e Partive Popullore Europiane.

Në një status në Facebook, Basha e quan mashtrues Edi Ramën duke i sugjeruar që të lexojë Kushtetutën dhe pas të bëjë deklarata të nxituara apo politike. Në këtë rast, Basha i referohet deklaratës së Kryeministrit që pohoi se kandidati për President mund të jetë edhe nga diaspora.

Kushtetuta e ndalon përzgjedhjen e një kandidati për President që nuk ka jetuar rezident në Shqipëri për të paktën 10 vjet.

“#EdMashtrusi lexo njehere Kushtetuten e Shqiperise pastaj ti kendojme Rezolutat e Partise Popullore Europiane...”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat