Basha “prish” gojën: Mediat e qeverisë përdorin fjalët e aleatëve tanë siç u do prapanica

Shqipëria

Basha “prish” gojën: Mediat e qeverisë përdorin fjalët e aleatëve tanë siç u do prapanica

Më: 31 mars 2017 Në ora: 14:30
Lulzim Basha

Në ditën e 42 të protestës së opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Edi Rama po përdor mediat duke ndryshuar fjalët e ndërkombëtarëve.

Basha tha se kjo është ‘luftë për jetë a vdekje’, ndërsa theksoi se nuk pranon një qeveri teknike fasadë.

“Ju sjell përgëzimin dhe mbështetjen e liderëve të partive tona simotra, në qeveri, apo në pozitë, anembanë BE dhe drejtuesve më të lartë të BE-së. Betejën e nisim në 18 shkurt do të vazhdojë deri në fitoren e plotë, deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike që do bëjë detyrën. Ky është mesazhi që përsëris sot, e kam thënë çdo ditë, për çdo qytetar, për çdo kënd që ka vesh të dëgjojë e mëndje të mendoj.

Kjo qeveri e rëndë moralisht do të bjerë së shpejti edhe juridikisht. Sot i sapo kthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare, siç u do prapanica, lidhur me fjalët e aleatëve tanë, jo e tyrja, por e tij. Ne jemi për fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Qeveria teknike është mjeti, kushti, beteja nga e cila nuk kthehemi pa fitore, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të thotë në radhë të parë zbatim i ligjit të dekriminalizimit. Nga Malta kthehem me mbështetjen e kreut të EUROPOL-it.”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat