Habit Arian Çani: “Edi Ramën ta bëjmë mbret, kështu ka zgjidhje Shqipëria”

Shqipëria

Habit Arian Çani: “Edi Ramën ta bëjmë mbret, kështu ka zgjidhje Shqipëria”

Më: 31 mars 2017 Në ora: 22:36
Arian Çani

Moderatori i emisionit ‘Zonë e Lirë’ ka vazhduar të kritikoj dhe ironizoi Kryeministrin Edi Rama. Këtë herë ai ka thënë se Rama duhet të bëhet mbret dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e Shqipërisë.

Teksa Çani nisi të fliste për të, pa dashur i është drejtuar me “Kryeministri zoti Edi Rama”, dhe menjëherë pas kësaj ka reflektuar duke thënë se kjo i erdhi natyrshëm dhe se me kalimin e viteve mes tij dhe Ramës është krijuar një mur kaq i madh saqë tani atij i vjen natyrshëm dhe i thotë “zoti”.

Më tej Çani duke ironizuar me Stresin ka thënë “Kryeministri Ynë”, aty Stresi i është përgjigjur se ai është “kryeministri jot” jo i yni. “Në fakt mbreti jonë” ja kthen Çani. “Unë them ta bëjmë mbret dhe kështu gjen zgjidhje Shqipëria”, ka vazhduar ai.

Çani është shprehur se me deklaratat e fundit  Rama i ka thënë opozitës në një far mënyrë që nuk kemi nevojë për ju, sepse e bëjmë vetë edhe qeverinë edhe opozitën, e sipas Çanit kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. “Nuk ka nevojë të bëj reforma dhe të punoj për këtë vend. E rëndësishme është që është i mençur, është i gjatë, është i fuqishëm, kaq mjafton dhe njerëzit janë të lumtur”, ka ironizuar Çani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat