Rama: Ndërhyrja ruse e populizmi rrezikojnë Ballkanin

Shqipëria

Rama: Ndërhyrja ruse e populizmi rrezikojnë Ballkanin

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:24
Edi Rama, arkiv

“Influenca ruse në Ballkan po rritet falë hapsirës bosh që ka lënë Europa”. Kjo është deklarata e dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për prestigjozen franceze “Le monde”.

Duke komentuar zhvillimet në Ballkan, Rama ka deklaruar për gazetarin  Alain Salles, se në rajonin tonë “ka një polarizim politik që të kujton luftën e ftohtë”.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje BE-së të kthejë sytë nga Ballkani pasi rreziku i ndërhyrjes ruse është evident. “Nëse Europa është e shqetësuar për influencën ruse, xhihadizmin dhe rritjen e populizmit, ajo duhet të jetë prezente në Ballkan, sepse këto tre fenomene e rrezikojnë rajonin dhe mund ta rikthejnë atë në një fuci baroti”.

Po ashtu Rama ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi duke u fokusuar te reforma në drejtësi, një prej kushteve të BE për integrimin.

“Gjyqtarët që nuk justifikojnë pasurinë do përfundojnë në burg”, ka deklaruar Rama për “Le Monde”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat